
"Nje spital ultramodern për kirurgjinë - Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor.
Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri.
• 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë
• Aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit
• Njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale
• Laborator i nivelit të lartë teknologjik
• 120 shtreter dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët", shkruan Rama.
0 Comments